25 Rreshtat e Mirës

Jepjani mimozat atij që do ia dalë të bëhet lider Opozite

Jepjani mimozat atij që do ia dalë të bëhet lider Opozite

Lufta sot nuk është për të marrë qeverinë. Si asnjëherë ndoshta në historinë tonë politike në pluralizëm gara bëhet kush do të marrë liderin e opozitës.

Ilir Meta sot e tha as më shumë e as më pak se ai do donte dhe po provon të elektrizojë dhe emocionojë njerëzit për t’i tërhequr në ndërkallje nacionaliste, me qëllimin për të bërë gati rolin e opozitarit.

PD dhe Lulzim Basha vazhdojnë të bëjnë manekinin, si kur i thërret Meta, ashtu edhe kur i thërret ndërgjegjja.

Meta do të bëhet Basha, Basha është mirë aty ku është dhe thjesht do të jetë lider i opozitës, Rama është bërë kryesues i misionit të OSBE-së dhe e bën me aq pasion dashurinë e re se edhe puna kryeministrore iu bë rutinë, ka 7 vjet, shtëpi punë, punë-shtëpi.

Ndaj mimozat, gjynah që i premë nga degët e pemës, sepse gjërat janë më të thjeshta. Për momentin nuk do njeri të bëhet kryeministër dhe vetë kryeministri po lutet për një lider opozite. Është gati ta bëjë vetë!

Fushata ka nisur. Mimozat dhe këngët patriotike nuk kanë asgjë në dorë.

Popullin sot e përgjithmonë e ngre një alternativë e freskët, por kjo do të ndodhë kur të ketë ikur një klasë e tërë politike, e cila veç me mimoza e marrëveshje nuk zhbëhet.

Ndoshta me një lider të vërtetë opozite?!