25 Rreshtat e Mirës

#leksionetenjëvirusi

#leksionetenjëvirusi

A nuk jemi ne ata që e mbushim Instagramin me meme për ditën e hënë që e urrejmë aq shumë. Ne që themi duam të rrimë në shtëpi. Ne që duam të flemë deri vonë, dhe prej stresit të përditshëm na kujtohet fëmijëra me ëndje kur binte dëborë dhe mbylleshin shkollat. Tani është rasti të kuptojmë dhe të moshuarit që kalojnë shumë kohë në shtëpi dhe ne u themi shpesh: oh ti je rehat se gjithë ditën në shtëpi. Ja ku jemi! Të gjjthë barazim!

Përpos armikut që s’ka fytyrë, por mund t’i ngjajë të afërmve tanë, mikut që takojmë, apo sediljes dhe tualetit ku ulemi, ne mund ta përdorim këtë periudhë për mirë.

Si çdo e keqe që ka një të mirë, edhe shtetrrethimi dhe qëndrimi në shtëpi pa alternativa të shumta veç supermarketit dhe farmacive, na ka rikthyer të gjjthëve tek vetja. Në shtëpi. Disa me familjen dhe disa edhe me familjen e vetme, veten. 

Kështu tiranapost ka vendosur që të ftojë të gjjthë lexuesit të bëjmë një blog kolektiv nga ku të postojmë ngjarje, reflektime, foto, receta, libra, filma, seriale, ide të jetës brenda në shtëpi. Mund të tregojmë edhe çfarë planesh kemi kur bota të jetë normalizur ku do donit të shkoni? Çfarë mendoni se nuk do ta bëni më kurrë? A do kurseni para? A do blini më çanta të shtrenjta? Ose a do doni të blini gjëra të shtrenjta? Çfarë shkolle do doni tani e tutje të bëjnë fëmijët tuaj? Po ti adoleshent a do të jesh futbollist ai Ronaldo apo mjek? A do ta vazhdosh më historinë tëndë të dashurisë me djalin toksik? Po me vajzën xheloze? A do kthehesh tek familja pasi mendove për një çast se kishe nevojë për të qenë i lirë? A do të emigrosh në Gjermani? Po në Australi? Çfarë po kuptojmë ne e për çfarë po ndërgjegjësohemi? Dhë në fund: sa e shtrenjtë është jeta dhe jo vetëm të qënit gjallë, por të gjjthë gjërat e vogla që nuk vlerësojmë në ditë normale dhe që na bëjnë superheronj të planetit Tokë.

Ndani me ne shtëpinë tuaj dhe hashtagun #leksionetenjëvirusi

*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected]/ Tiranapost.al