25 Rreshtat e Mirës

Tani që do lexoni shumë lajme e do bëheni me hije, ka vend vetëm për një gjë!

Tani që do lexoni shumë lajme e do bëheni me hije, ka vend

Nuk e ndal qeveria COVID-19. Qeveria, mjekët, infermierët janë njëjtë njerëz të prekshëm nga COVID-19. Sigurisht disa masa janë të nevojshme, edhe pse sa më pak alarm aq më mirë. Por meqë u anuluan të gjitha tani duhet të mos e humbim toruan.

Eksperienca me Italinë duhet të na mësojë se kjo situatë përballohet me arsye dhe se paniku nuk na shëron, as na mbron nga virusi vdekjeprurës në disa raste të rralla kryesisht në mosha të vjetra.

Po janë anuluar fluturime, aktivitete, grumbullime. Janë pezulluar shkollat dhe kopshtet për dy javë. Shumë mirë!

Le t’i marrim si pak pushim dhe të kujtojmë se kjo flamë kërkon thjesht të lash duart e të mos kesh kontakt fizik. Nuk është në ajër për fatin e mirë. Është tek dora e tjetrit dhe tek dora jote. Tek teshtima e tjetrit dhe distanca jote (1 metër).

Të lajmë duart shpesh (mbi 20 sek) dhe të shmangim kontaktin fizik sidomos me persona që nuk e dimë ku kanë qenë, kë kanë takuar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: të kujdesemi për prindërit dhe gjyshërit. Për fëmijët e vegjël, që edhe pse shfaqen imun, paniku mund t’i dëmtojë psikologjikisht më shumë.
Historia ka treguar se arsyetimi nuk gabon kurrë dhe ruajtja e freskisë logjike do na shpëtojë.
Lexoni portalet që iu besoni. Zgjidheni mirë informacionin dhe të lutemi që e gjitha të kalojë me sukses. Do të kalojë nëse përdorim mendjen!

*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected]/ Tiranapost.al