25 Rreshtat e Mirës

Virusi ikën nga rrugët vërtet, por ja ku po shfaqet dinamika e re e tij: Në tregje dhe brenda familjes

Virusi ikën nga rrugët vërtet, por ja ku po shfaqet dinamika e re

Çfarë po ndodh me Shkodrën? Ajo që ndodh në të gjithë vendin pak a shumë edhe në periferitë e Tiranës.

Sot në një pikë karburanti, teksa mbushja makinën në dalje të autostradës, në një kafe brenda pikës së karburantit grupe burrash pinin kafe pa maska. E njëjtë është me Shkodrën e cila me 12 rastet brenda një dite ka tëhequr vëmendjen nga kryeqendra e veriut. Por burime të besueshme sqarojnë se situata nuk është aq alarmante dhe se karakteristikë e Shkodrës eshtë se virusi është brenda familjeve. Të 12 të infektuarit janë pjesë e dy familjeve, pa dalë në mëhallë. Një fakt i ri që duhet të shërbejë si një leksion i ri. Edhe brenda familjes duhet të kemi kujdes dhe nëse deri dje problemin po e shihnim në rrugë, tani po shohim që virusi po shëtit brenda shtëpisë.

Dallgët e virusit do të jenë të ndryshme sqarojnë ekspertët e shëndetit publik dhe duhet të jemi të kujdesshëm, sikur bëjmë pazarin dhe kur rrimë në shtëpi. Kudo masat nuk janë të tepërta asnjëherë.

Ndërkaq që tregjet paraqesin problem edhe për shkak të orareve të ngushta që sjellin rrjedhimisht përplasjen e qytetarëve, shtuar këtu edhe edukata e gjithsecilit. Qeveria paralajmëroi sot se do parashikojë edhe dënimin me burg për këdo që nuk respekton distancën.

*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected]