Kosova

28 Nëntori do të jetë pushim edhe në Kosovë

28 Nëntori do të jetë pushim edhe në Kosovë

28 Nëntori, Dita e Flamurit, do të jetë pushim edhe në Kosovë.

Vendimi u mor nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, për të respektuar vlerat dhe traditën e kombit shqiptar.

Në një njoftim në mediat sociale, Haradinaj shkruan se ky veprim është i motivuar në aspektin historik, politik dhe tradicional.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik./ Tiranapost.al