Aktualitet

3 dado për gjashtë javë, përfundimisht për Meghan nuk punohet

3 dado për gjashtë javë, përfundimisht për Meghan nuk

Mbase kultura e saj amerikane, mbase Meghan është zevzeke, e sigurt është që nuk po zë rehat. Brenda gjashtë javëve që është bërë nënë ka pushuar nga puna ose kanë ikur vetë 2 dado dhe sapo punësoi të tretën që s`dihet sa jetëgjatë mund të jetë në këtë pozicion pune.

Situata është më serioze se kaq nëse kujtojmë që qëkur është martuar me Harry-n, fiks një vit më parë, e deri tani, ka larguar nga puna kushedi se sa të tjerë, përfshirë është punonjës të vjetër.

Disa e justifikojnë largimin e dadove duke sqaruar se ato kanë qenë të punësuara për pak në bazë të nevojave të djalit. Për shembull ajo e para ishte dado me formim infermieror. Po nëse është kështu me të tjerët ç`pati atëherë?

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.