Aktualitet

3 sekretet e burrit më jetëgjatë në botë

3 sekretet e burrit më jetëgjatë në botë

Ai është japonez, është 112 vjeç e 344 ditë dhe quhet Chitetsu Watanabe. Është burri më i vjetër në botë që pas vdekjes së Masazo Nonaka në 20 janar që ishte 112 vjeç e 266 ditë. Ka hyrë zyrtarisht në Guinness.

Nusja e djalit të tij ka treguar 3 sekretet që sipas saj ia kanë zgjatur jetën vjehrrit.

E para ai qesh shumë. E dyta nuk zemërohet kurrë me njerëzit dhe e treta frutat janë prioriteti i tij.

Ka punuar gjithë jetën në një fabrikë që prodhohej sheqeri dhe nuk ka se si të mos jetë i ëmbël.

“Kam jetuar bashkë me të për 50 vjet dhe nuk ia kam dëgjuar kurrë zërin të nevrikosur. Është shumë i dashur dhe më ka mbështetur gjithmonë në punën time”, thotë nusja e djalit.

Kështu që tani i dimë 3 sekretet për ta zgjatur jetën: me buzëqeshje, pa mëri dhe shumë fruta.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Fabjola Hije