Lajme nga Bota

31 vite martesë dhe me pesë fëmijë, por Sarah Palin po ndahet për çështje temperamenti

31 vite martesë dhe me pesë fëmijë, por Sarah Palin po

Ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin dhe bashkëshorti i saj do të ndahen pas 31 vitesh martesë. Revista people ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh, dhe thuhet se ka qenë burri i saj Todd Palin që ka kërkuar divorcin.

Image result for Sarah Palin 5 kids

Të dy u paraqitën të premten në gjykatë dhe paparazët nuk i lanë pa fotografuar.  Sarah 55 vjeç dhe Todd gjithashtu 55 vjeç kanë 5 fëmijë së bashku dhe në argumentet e kërkesës së divorcit, Tood thotë se nuk përshtatet me  temperamentin e saj dhe kështu e kanë të pamundur të jetojnë bashkë si burrë e grua, me Sarën e cila e ka pranuar kërkesën e tij për tu ndarë.

Image result for Sarah Palin 5 kids

Todd po kërkon ndarje të barabartë të pasurive që kanë të dy, por procesi do pak kohë që të përfundojë. Çifti u martua fshehurazi në vitin 1988 dhe lindën pesë fëmijë. Sarah, e zgjedhur guvernatore e Alaska në SHBA në vitin 2006, u largua nga detyra tre vite më vonë pas zgjedhjeve./ Tiranapost.al. E.B