Aktualitet

38-vjeçari gjendet i pajetë me makinën ndezur në Tiranë, ku dyshon policia

38-vjeçari gjendet i pajetë me makinën ndezur në

Një 38 vjeçar u gjend i pajetë pasditen e sotme në disa rrethana të pazakonta. Ai ndodhej në makinën e tij BMË, i pajetë ndërsa makina ishte ende e ndezur.  Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë rrugës 'Mustafa Matohiti' rreth orës 16:00 dhe dyshimet janë që 38 vjeçari me incialet R.B të ketë pësuar atak kardiak.

Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime të tjera, ndaj dyshimet janë për atak kardiak. Policia njofton se do bëhet hetimi i plotë i ngjarjes nga grupi hetimor./ Tiranapost.al. E.B

Ambulance E1499884288751 780x439