Aktualitet

40 vite pasi i propozoi, Agim Doçi gjen vajzën që dikur i tha "jo" dhe martohet me të

Jo vetëm një herë, por dy herë e propozoi Agim Doçi vajzën që pëlqente. Yllka në atë kohë ishte studente. “Te ajo me pëlqeu finesa, elegance, mënyra se si ecte pa ia varur askujt. Epo thashë mes të gjithëve mua do më pranonte. Ishte indiferente. I mora dorën dhe ia vura mbi timen, por ajo më tha: Unë s`e ndërtoj lumturinë time mbi dhimbjen e një tjetre. Se kishte dëgjuar që kisha njohje me një vajzë tjetër. Kur erdhi babai më pyeti e më tha: A mbahen dy kunguj nën një sqetull? Unë i thashë: Po unë kam dy sqetulla. Gjithsesi ne vazhduam jetët tona. U martuam dhe Yllka u kthye në Durrës”, tregoi Agimi për “Pasdite në Top Channel”.

Ndërkohë që jeta e solli që të dy të divorcoheshin dhe 39 vite më vonë ajo 56 vjeç, kurse ai 58 vjeç u ritakuan. Rastësia e deshi që këtë herë ta kërkonte Yllka për punë pune. U takuan, pinë 13 minuta një kafe për të mos u ndarë më.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]