Showbiz

5 arsyet pse duhet t`i jesh mirënjohëse motrës së madhe

5 arsyet pse duhet t`i jesh mirënjohëse motrës së madhe

Nëse ke një motër të madhe mund të fshihesh sa herë të duash pas saj. Mund të veshësh rrobat e saj. Sipas psikologëve të kesh një motër, rrit mirëqenien mendore dhe ka akoma...

Ajo ul shanset që ti të divorcohesh në të ardhmen

Një studim i Universitetit të Ohajos, zbuloi se njerëzit me një motër më të madhe kanë më pak gjasa të divorcohen. Kjo sepse një motër më e madhe të bën më të matur. Eksperiencat e fëmijërisë së hershme kanë impakt në fazat e mëvonshme të jetës. Ata që kanë një motër më të madhe mësojnë se si t`i zgjidhin konfliktet që në moshë të vogël se u duhet të përballen me më të mëdhenjtë e shtëpisë, të lindurit e parë.

Ajo është arsyeja përse prindërit janë më tolerantë me ty

Nëse mendon se faza e rritjes nën tutelën e prindërve është e mërzitshme, pyet njëherë motrën tënde. Me të prindërit kanë qenë më të ngurtë krahasuar me ty. Me fëmijën e parë frikërat janë më të mëdha, pritshmëritë po ashtu dhe gjithë presioni bie mbi fëmijën e madh. Me të dytin sjellja ndryshon shumë. Kështu që ji mirënjohës ndaj motrës tënde që ka përballuar mbi shpatulla gjithë stresin.

Ajo të ndihmon të arrish qëllimet

Ka shumë gjëra për të të mësuar. Ka më shumë eksperiencë. Disa gabime që ka bërë ajo, s`ke pse i bën ti. Të ndihmon qoftë me detyrat e shkollës, deri në ato të jetës.

Rrit mirëqenien tënde mendore vetëm me praninë e saj

Një motër më e madhe ul gjithmonë riskun e motrës së vogël, adoleshente, për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Një përqafim është ilaç. Motra e madhe është gjithmonë empatike ndaj më të voglës.

Ajo të ndihmon të zbulosh se ç`është dashuria e pakushtëzuar

Ta mbron shpinën gjithë jetën. Të do pa kushte. Për të je perfektja dhe kështu të prezanton me dashurinë e pakushtëzuar, atë që ndoshta ti si motra e vogël do ta ndjesh për fëmijën tënd.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.