Aktualitet

6 alternativa për të kaluar këtë Shën Valentin (për ata që s`duan ta festojnë)

6 alternativa për të kaluar këtë Shën Valentin

Për dikë Shën Valentini është një ditë e rëndësishme që festohet me detaje romantike, për të tjerë është një ditë e zakonshme. Për ty që nuk e ke në plan ta festosh, por as të rrish në shtëpi këtë fundjavë ka disa zgjedhje alternative.

Shko në kinema

Kinemaja është një vend që mund të shkosh vetëm, me shoqe, me kë të duash dhe nuk ka lidhje me festën e Shën Valentinit. Zgjidh një film, qoftë edhe horror, dhe kaloje me kokoshka mbrëmjen e festës.

Shiko online një film Oscar-i

Injoroje festën romantike me ndonjë nga filmat e kandiduar për Oscar, ose shiko fituesin “Parasite”.

Shko në një lokal për një gotë dhe muzikë live

Mbase edhe karaoke. Është një mënyrë argëtimi aspak romantike, por fiks për ty që e urren këtë ditë.

Arratisu në një qytet tjetër

Mund të shkosh edhe pak më larg qytetit. Bëj një udhëtim në një vend tjetër. Fundjava është përpara.

Bëj një superdarkë vetëm për veten

Ulu dhe shijoje pastaj për 7 palë qejfe. Për çfarë të ka shkuar mendja? Atë gatuaj.

Merru me veten

Shko në Spa dhe trajto veten me një masazh, manikyr, krehje flokësh apo çfarëdo tjetër që të pëlqen.

*Artikulli i Bazaar u përshtat në shqip nga Fabjola Hije