Aktualitet

6 gënjeshtarët e horoskopit

6 gënjeshtarët e horoskopit

Njohim më të bukurit, më nevrikët, më punëtorët, po më gënjeshtarët?

Binjakët

Janë ndër më pak të besueshmit. Kanë krijimtari të lartë dhe aftësinë për të improvizuar, por jo gjithmonë dalin nga situata. Ka edhe raste kur papërgjegjshmëria e tyre zbulohet lehtësisht.

Ujori

Nuk janë më të besueshmit e mundshëm për shkak edhe të mënyrës se si zgjedhin ta jetojnë jetën e tyre. Nuk janë fleksibël ndaj çështjeve të ndryshme dhe shpesh humbasin nëpër reflektime mendimesh.

Peshorja

Njihen si njerëz të ekuilibruar dhe të aftë për të zgjidhur edhe mosmarrëveshjet më të mëdha. Është pikërisht kjo karakteristikë që i bën jo gjithmonë të besueshëm. Për të shmangur një konflikt janë të gatshëm të ndryshojnë mendimin e tyre me lehtësi.

Gaforrja

Edhe kjo shenjë nuk është fort e besueshme për shkak të emocionalitetit mbi të cilin vepron.

Peshqit

Tek Peshqit kjo nuk është karakteristikë aspak negative. Lidhet me dëshirën e tyre për të qenë i gjallë, aktiv dhe për të mos u penguar nga rregullat strikte.

Shigjetari

Të fundit më listë, por jo më pak të rëndësishëm. Edhe Shigjetarëve nuk u do besuar shumë sepse ndryshojnë shpesh mendimet në varësi të gjendjes emocionale.

*Ky post u përshtat nga giornodopogiorno dhe është realizuar nga Fabjola Hije.