Aktualitet

6 motive që e bëjnë gaforren një shenjë zodiakale fantastike

Një udhëtim në zodiak për të eksploruar karakteristikat dhe tiparet dalluese të shenjës së gaforres, mes mirësjelljes dhe forcës, kreativitetit dhe empatisë.

Të gjithë kemi dëshirë të ndihemi të veçantë herë pas here. Në fakt të veçantë jemi të gjithë: secili në mënyrën e tij është një person i ndryshëm dhe unik. Megjithatë të lindurit në shenjën e gaforres kanë 6 tipare të përbashkëta  të cilat ndikojnë për t’i bërë këta njerëz fantastikë.

Protektivë

gaf1

Janë shumë protektivë në drejtim të asaj që duan, sidomos për familjen. Gruaja është një nënë shumë e përkujdesur ndaj fëmijëve. Njihen edhe si njerëz me dashuri të madhe ndaj atdheut. Dy shembuj historikë: Mazzini dhe Garibaldi ishin gaforre.

Intuitivë

gaf2

Gaforrja ka një nuhatje të mirë kur bëhet fjalë për të njohur njerëzit. Përshtypja e tyre e parë është zakonisht ajo e duhura. Dinë të dëgjojnë dhe janë në gjendje t’i lexojnë njerëzit. Kush dëshiron besimin e tyre, duhet të tregojë që e meriton.

Të dashur

gaf3

Janë të sjellshëm dhe bujarë me miqtë e familjarët dhe u pëlqen t’i shohin të lumtur të tjerët. Janë të ndjeshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Janë të ndjeshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Të fortë

gaf4

Kujdes, gaforret janë të sjellshëm dhe të ëmbël, por në gjendje të përballojnë çfarëdolloj situate. Janë të fortë dhe nuk druhen nga problemet, janë të vendosur dhe këmbëngulës.

Empatikë

gaf5

Intuita e tyre i ndihmon në marrëdhënie. Janë në gjendje të lidhen me të tjerët për shkak të aftësisë së tyre për të kuptuar ata dhe nevojat e tyre.

Kreativë

gafo6

Kanë një sens të spikatur kreativiteti, një mentalitet të hapur dhe shumë fantazi. Janë ëndrrëues të vërtetë dhe gjithmonë të hapur ndaj projekteve dhe ideve të reja. Cilësi të tilla gjenden në personazhe të famshëm të kësaj shenje: Petrarka, Rembrandt, Leopardi, Nikolla Tesla, Pirandelo, Kafka, Hemingëay, Neruda, Oriana Fallaci, Claudio Abbado dhe Giorgio Armani.O.Zh