Aktualitet

6 motive që e bëjnë luanin një shenjë zodiakale fantastike

Një udhëtim në zodiak për të eksploruar karakteristikat dhe tiparet dalluese të luanit, mes karizmës, bujarisë, entuziazmit dhe vendosmërisë.

Të gjithë kemi dëshirë të ndihemi të veçantë herë pas here: secili në mënyrën e tij është një person i ndryshëm dhe unik. Por të lindurit e shenjës së luanit kanë 6 tipare të përbashkëta që ndikojnë për t’i bërë këta njerëz fantastikë.

1-Karizmatikë

leon1

Luanët kanë një joshje të lindur, dinë ta shesin atë dhe nuk sforcohen për t’u pëlqyer të tjerëve. Janë brilantë dhe karizmatikë, dinë të t’i tërheqin të tjerët në mënyrë pothuajse të pashpjegueshme. Tepër socialë, u pëlqen të jenë të rrethuar nga shoqëria.

2-Lider

leon2

Janë lider të vërtetë, por nuk kanë lidhje me tiraninë, është një instinkt i lindur, sepse krijojnë besim dhe të tjerët i ndjekin, pa frika e dyshime. Organizatorë të shkëlqyer, janë edhe tepër të besueshëm.

3-Bujarë

leon3

Janë shumë xhentilë dhe bujarë ndaj miqve dhe familjarëve, kujdesen për njerëzit që duan dhe janë gjithmonë gati të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ashtu si luanesha në mbretërinë e kafshëve, gruaja është tepër protektive në drejtim të fëmijëve.

4-Entuziastë

leon4

Vitaliteti është një karakteristikë kyçe e shenjës së luanit: vështirë t’i shihni luanët të trishtuar dhe në depresion. Energjia, entuziazmi dhe optimizmi janë ‘buka e tyre e përditshme’.

5-Të vendosur

leon5

Forca e tyre e vullnetit është e pamohueshme. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për atë që duan, duke punuar fort për ta arritur. I duan sfidat dhe nuk kanë frikë.

6-Të talentuar

leon6

Me një sensibilitet të spikatur artistik, Luanët janë yje të vegjël, edhe në jetën e përditshme. Talenti dhe kreativiteti  i tyre, i bashkuar me vendosmërinë, mund t’i bëjë të paarritshëm në fushën e tyre. Mes personazheve të famshëm të kësaj shenje përmendim Coco Chanel, Stanley Kubrick, Carla Fracci, Mick Jagger, Robert De Niro, Whitney Houston, Charlize Theron e Madonna./O.Zh