Aktualitet

6 motive që e bëjnë shigjetarin një shenjë zodiakale fantastike

Një udhëtim në zodiak për të eksploruar karakteristikat dhe tiparet dalluese të shigjetarit mes sinqeritetit dhe optimizmit, kreativitetit dhe përsosmërisë.

Të gjithë kemi dëshirë të ndihemi të veçantë herë pas here. Dhe në fakt, të veçantë jemi të gjithë: secili në mënyrën e vet është një person i ndryshëm dhe unik. Por të lindurit në shenjën e shigjetarit kanë 6 tipare të përbashkëta të cilat ndikojnë për t’i bërë këta njerëz fantastikë.

Të sjellshëm

sag1

Shenja më e sjellshme e zodiakut pa dyshim. Urrejnë arrogancën, racizmin dhe keqdashjen. Janë gjithmonë në anën e më të dobëtit: si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.

Të sinqertë

sag2

Kanë një sinqeritet çarmatosës, thonë gjithmonë që që mendojnë. Janë të hapur dhe të drejtpërdrejtë me të gjithë. Komplimentet e tyre janë pasqyrë e së vërtetës. Besojuni.

Optimistë

sag3

Optimizmi është kripa e jetës thuhet. Këtë mendojnë shigjetarët të cilët arrijnë të shohin të bukurën në çdo gjë. Entuziazmi është pika e tyre e fortë dhe ëndërrojnë shumë. Gjithmonë.

Alegro

sag4

Optimizimi i tyre reflektohet edhe në marrëdhëniet me të tjerët: janë socialë, të gëzueshëm dhe të shoqërueshëm. Gjithashtu posedojnë një sens të fortë humori dhe duan diversitet. Miqtë i adhurojnë.

Aventurierë

sag5

Janë të pavarur, duan aventurën, sportin, udhëtimin dhe jetën në ajër të hapur. Pasioni i tyre janë kafshët: Nuk mund të jetojnë pa to.

Kreativë

sag6

Shigjetari është shumë kurioz dhe ky aspekt e bën atë me një kreativitet të spikatur. Personazhet e famshëm të shigjetarit përfshijnë artistë të të gjitha gjinive, sidomos poetë, piktorë, shkrimtarë e flilozofë. Kujtojmë këtu Beethoven, Donizetti, Italo Svevo, Ëalt Disney, Alberto Moravia dhe Gianni Versace.