Aktualitet

613 kile kokainë në kontenierët me banane/ Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekaj

613 kile kokainë në kontenierët me banane/ Shtyhet sërish

Nisi me vonesë dhe më pas u njoftua për shtyrjen e seancës për Arbër Çekaj, biznesmenin që akuzohet për trafikun e 613 kilogramë drogë të llojit kokainë nga Ekuadori në Durrës. Seanca e gjyqit u shty për në datën 20 nëntor të orës 10 të mëngjesit, për shkak se mbrojtësit e Donald Lushaj, i dyshuar si ish vartës i tij nuk u paraqitën në seancë, po ashtu edhe avokati Maks Haxhia.

Në seancë ne parë që u shty për ditën e sotme, u raportua se avokati Maks Haxhia ndodhej në spital, dhe Çekaj nuk pranoi të vijonte seanca pa praninë e tij apo zgjedhjen e një avokati tjetër. E duket se problemi i tij shëndetësor vazhdon.

Arbër Çekaj u arrestua që në shkurt të 2018-s pas dyshimeve në trafikimin e 614 kg kokainë nga Kolumbia, që u kap në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj dyshohet se përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Por në shkurt të vitit 2018, u kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Ai u ekstradua këtë vit në Shqipëri./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/pritet-te-nise-neser-gjyqi-ndaj-arber-cekaj-per-613-kg-kokaine-ne-arkat-me-banane/