Aktualitet

675 mijë dollarët e lobimit rus në SHBA. Dosja për Bashën dhe dy zyrtarët e PD mbërrin në Gjykatë

675 mijë dollarët e lobimit rus në SHBA. Dosja për

Sot ishte dita e fundit e afatit dhe prokuroria e Tiranës dërgoi në Gjykatë dosjen për çështjen e lobimit rus kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ish sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristaint dhe financierit të PD-së Ilir Dervishi. Kjo dosje shkaktoi përplasje me s prokurorëve në Tiranë, pasi prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako vendosën për të mbyllur hetimet, ndërsa prokurori Kolë Hysenaj doli kundër duke kërkuar që të zgjaten afatet e hetimeve. Por vendimi është marrë më shumicë votash, dhe tani dosja kaloi në gjykatë. Pritet që të caktohet trupa që do të gjykojë Bashën, Ristanin dhe Dervishin.

Hetimi financiar ka nisur për lobimin rus në SHBA me një shumë prej 675 mijë dollarësh përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, por kjo shumë siç thuhet nuk rezultoi në pasqyrimin e shpenzimeve të PD-së pas fushatës zgjedhore të 2017-ës.  Ky hetim çoi në bankën e të akuzuarve liderin e PD-së, dhe dy zyrtarët e tjerë.

Akuzat për ta janë: Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve, pasi nuk e kanë bërë deklarimin e kësaj shume në KQZ. Ndërsa akuzat për pastrim të parave u përjashtuan.

Pretendohet se pagesa prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA dhe që ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë amerikanë.

Ndërkaq, PD pretendon se nuk ka patur një hetim në SHBA ndaj kreut të opozitës, por ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Sipas PD-së në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Si u zbulua historia e lobimit?

Më datë 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD, por nuk rezultojnë të afishuara apo deklaruara në raportin e financave të PD dërguar në KQZ./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/i-pandehur-per-lobimin-rus-distancohet-ristani-une-personalisht-skam-firmosur-gje-nuk-kam-dijeni-cfare-ka-bere-basha/

http://www.tiranapost.al/basha-zyrtarisht-i-pandehur-per-lobimin-rus-akuzohet-per-falsifikim-formulari-dhe-fshehje-te-financimeve/

http://www.tiranapost.al/lobimi-rus-ne-shba-sekuestrohet-videoja-e-voa-s-ku-basha-kapet-ngushte-per-pagesat/