Aktualitet

A ka shqiptarë me simptoma në Kinë? Rasti i një vajze që u dyshua si e prekur nga koronavirusi

A ka shqiptarë me simptoma në Kinë? Rasti i një vajze

Fatmirësisht deri më tani nuk flitet për shqiptarë të cilët mund të jenë prekur nga koronavirusi, por gazetari Edison Myrteza tha se është e vështirë për të dhënë informacion të saktë për shkak se nuk dihet edhe shifra e saktë e shqiptarëve që ndodhen në Kinë. U përmend rasti i një vajze që ka qenë në Wuhan për të cilën thuhet se ka mbërritur në Tiranë. Ajo u dyshua se ishte prekur por pas analizave ka rezultuar e pastër, përveçse me grip sezonal. Myrteza tha se shqiptarët në qytete të tjera të Kinës nuk kanë probleme për tu kthyer, përveç atyre që ndodhen në Wuhan, vendi ku shpërtheu virusi, që dyshohet të ketë marrë këto përmasa për shkak të temperaturave shumë të larta në atë qytet.

Sokol Balla: A ka shqiptarë me simptoma?

Edison Myrteza: Jo, deri tani nga kontaktet që kemi, kemi një grupin tonë dhe herë pas here diskutojmë. Dhe nuk ka rezultuar asnjë shqiptar deri tani, ndoshta mund të jetë dikush që nuk e dimë. Thuhet që janë 400 thuhet se janë 500, është vështirë të identifikohen. Për momentin nga informacionet që kemi, nuk ka asnjë shtetas shqiptar me virus. Ka disa me gripe të vogla të stinës, por jo me koronavirus.

Balla: A ka shqetësim nga shqiptarët atje? Ka kërkuar dikush të vijë në Shqipëri por nuk e kanë lejuar? Është rasti i një vajze që flitet që ka mbërritur në Tiranë.

Myrteza: Nuk e di nëse ka mbërritur, kam folur në mëngjes, ajo është sëmurë me grip dhe ndoshta ishte pak e lodhur fizikisht, dhe kishte frikë mos kishte virus, nga kontrolli ka dalë shumë mirë. Nuk e di nëse është kthyer në Tiranë. Në Wuhan është shpërthimi i virusit dhe asnjë nuk lejohet të largohet vetëm në raste urgjente. Për shqiptarët e tjerë, të gjithë janë shumë mirë dhe të lirë të largohen kur të duan pa asnjë problem. Në zona të thella, të veriut të Kinës, nuk rezulton me të sëmurë dhe që ka probleme për tu kthyer. Mund të jenë larguar nga Kina por nuk ka problem. Problemi është në Wuhan.

Balla: Pse pikërisht në këtë qytet? Thonë se është virus i stimuluar?

Myrteza: Situata është e rëndë dhe numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë, përderisa kemi vetëm një burim informacioni nga mediat kineze ne do mjaftohemi me këtë. Ka pasur teori konspirative se virusi shpërtheu ku shiteshin produkte deti, por nuk ka asnjë informacion apo produkt konkret. Shumë është aluduar por unë kam qenë aty. Wuhan është qytet shumë i nxehtë, ndoshta mund të ketë ndikuar në përhapje. Përderisa nuk kemi evidencë konkrete nuk themi me vërtetësi se ka ndodhur për ato arsye që deri tani janë bërë me dije në media. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/ambasadori-shqiptar-nga-kina-familjaret-tu-blejne-bileten-atyre-qe-duan-te-kthehen-ne-shtepi-ne-skemi-mundesi-te-paguajme/