Showbiz

Agim Doçi tregon prapaskenat e Festivalit të RTSH-së: E bëra tekstin me porosi e titull të Verës, por ja ç'ndodhi më pas

Agim Doçi tregon prapaskenat e Festivalit të RTSH-së: E

Agim Doçi iu shtua listës së artistëve të pakënaqur nga Festivali i RTSH-së, po që gjithçka e tha me stil e kulturë fiks si një shkodran. Ai tregoi se në fillim bëri tekstin e këngës së Eli Farës dhe Stresit, me porosi të Verës, e cila i zgjodhi vetë dhe titullin, pastaj krejt papritur ata ndryshuan tekstshkrues, duke ia dorëzuar Rozana Radit.

“Ata ma kërkuan këngën. Zonja Grabocka i kishte thënë shkoni tek Agim Doçi dhe bëni një këngë me titull “Bohem”. Të dy janë Bohem ata. Janë shpirt binjak. Ua dhashë tekstin. E pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në shba, kur u ktheva nga andej më thanë: jo, tesktin po e bën Rozana Radi. I lumtë, i thashë dhe Rozana din me ba tekste”, tha Agim Doçi i cili shtoi se nuk është fare i mërzitur. “Përse të jem i mërzitur, unë s`kam nevojë për famë. Për më tepër përse të mërzitem kur Rozana është mbesa e mikut tim të ndjerë Françesk Radit. Nuk e di përse teksti im s`i pëlqeu. Mbase s`ishte luksoz. Mbase u ka ardhur era e çorapeve të leshit”, tha poeti i mirënjohur.

https://www.youtube.com/watch?v=_ChHavehkFQ&t=2503s 

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije