Aktualitet

Ahmetaj jep një shifër sa mund të jetë dëmi nga tërmeti dhe sqaron çfarë do të ndodhë me buxhetin e 2020-s

Ahmetaj jep një shifër sa mund të jetë dëmi nga

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, siguroi se buxheti i 2020-së nuk do të cenohet nga financimet e nevojshme për rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 nëntorit. Në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se dëmi mund të arrijë 1 miliard euro, por theksoi se në 16 janar do të dalë kostoja paraprake nga qeveria.

Pjesë nga biseda:

Arben Ahmetaj: Nuk do cenohet asnjë program nga ato sociale, tradicionale të investimeve.

Blendi Fevziu: Nga do të dalin paratë?

Ahmetaj: Nga kontributi që bën buxheti i shtetit në zgjerimin e mbështetjes buxhetor në këtë program. Do të jenë ndihmat 200 milionë dollarë.

Fevziu: Nga do t’i hiqni?

Ahmetaj: Nuk do t’i heqim asgjëkundi. Në janar do të ketë 200 mld lekë nuk do preken as paga, as pensione, as investime, as shërbime. Të gjitha programet që janë në zhvillim do të vazhdojnë të zhvillohen normalisht./ Tiranapost.al