Aktualitet

Ajola Xoxa dhe Eugent Bushpepa... diçka po kurdiset

Është ende një kuti surprize gjysmë e hapur. Eugent Bushpepa po përgatit një klip të ri dhe Ajola Xoxa është ideatorja e tij. Lajmin e ka bërë të ditur modelja e klipit, Dania Bazaiti e ftuar në NRG Radio në Chaud Patate. “Ftesa më erdhi shumë rastësisht të them të drejtën. Ideatorja e klipit ishte Ajola Xoxa dhe ajo më kishte pasur ndërmend, regjisori gjithashtu është një shoku im, kështu që më shkruajtën, shkova i takova dhe kaq…”, tha Dania duke mos zbuluar asgjë më shumë nga projekti.

[caption id="attachment_201545" align="aligncenter" width="293"] (Dania Bazaiti, foto nga Instagrami)[/caption]

Po edhe pse nuk nxori asnjë fjalë nga goja, e kuptuam. Do të jetë një projekt i kuruar. Me Eugent Bushpepën, përfaqësuesin e Shqipërisë këtë vit në Eurovizion dhe me ideatore Ajolën, dorën e së cilën e pamë së fundmi në klipin “Meteor” të Miriam Canit, do na përmbushen të gjitha pritshmëritë./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]