Aktualitet

Aksidenti misterioz te sheshi "Shqiponja", gjendet e përmbysur makina e blinduar me targa ruse

Aksidenti misterioz te sheshi "Shqiponja", gjendet e përmbysur

*Foto nga vendi i ngjarjes (Lajmi i përditësuar në 23:30)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek sheshi "Shqiponja" në kryeqytet. Një automjet i blinduar është gjendur i përmbysur në rrethrrotullim.

Policia ka gjendur blindin luksoz me targa ruse të braktisur nga pronari i saj. Pas verifikimeve rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet E. D., 34-vjeç, banues në Shkodër.

Mjeti luksoz ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i tij ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Tiranapost.al