Aktualitet

Aksion në 4 qytete/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës

Aksion në 4 qytete/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të

Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike përfundoi në pranga, pas një aksioni të zhvilluar në katër qytete: Tiranë, Durrës, Dibër dhe Fier.

Operacioni përfundoi mbrëmjen e sotme me arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimin e 60 kg lëndë narkotike kanabis e llojit çokollatë.

Në Tiranë janë arrestuan 4 nga 7 të arrestuarit: Pajtim Aga, Sh.M, E.R dhe D.M. Arrestimet janë kryer pas disa muajsh hetime dhe përgjime për trafik droge. Operacioni është ende në vijim, ndërsa kontrolle po vijojnë edhe në qytete të tjera për personat që janë përfshirë në trafik.

Pajtim Aga nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Pronar i kabllorit që shpërndan sinjal të disa stacioneve në Maqellar, ai u arrestua në 2016-n në Lezhë, pasi u kap me 320 gramë kokainë, por më pas u lirua. Ai është vëllai i shefi i Policisë së Dibrës, Robert Aga./ Tiranapost.al