Aktualitet

Gjendet një 37 vjeçar i mbytur në Durrës

Gjendet një 37 vjeçar i mbytur në Durrës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Një 37 vjeçar është gjendur pranë bregut të detit në Durrës i pajetë. Policia thotë se ai është mbytur dhe se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja të dhunës. Viktima është indentifikuar me incialet A.B, 37 vjeç, banues në lagjen Rinia. Po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftimi nga policia:

Rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.