Aktualitet

Atentat në Shkodër, humb jetën 46 vjeçari

Atentat në Shkodër, humb jetën 46 vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër. Një 46 vjeçar me emrin Ridvan Ramazani është ekzekutuar me armë. Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë pranë fshatit Dajç të Shkodrës. Sipas informacioneve të para, 46 vjeçari ka qenë në makinën e tij tip BMW X5 kur persona të paidentifikuar janë afruar duke e qëlluar për vdekje.

Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit, ndërsa nuk dihen motivet dhe ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur 46 vjeçari me vrasësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

*Tiranapost.al.