Aktualitet

Vrasje, vjedhje e kultivim droge, OFL kërkon të deklarojnë pasurinë 5 të dënuar

Vrasje, vjedhje e kultivim droge, OFL kërkon të deklarojnë

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 5 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim 5 personave me vepra penale si “Vrasja me paramendim”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja me dhunë”

A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

N. J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

I. P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.