Aktualitet

1 orë me opozitën, Meta zbardh takimin: Shembja e Teatrit provokim për demokracinë

1 orë me opozitën, Meta zbardh takimin: Shembja e Teatrit provokim

Presidenti Ilir Meta priti sot në Pallatin e Brigadave kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

"Kreu i Shtetit shprehu gjatë takimit shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane", bën me dije presidenca në njoftimin e saj.

Meta informoi opozitën për përpjekjet dhe propozimin prej tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian dhe theksoi që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.