Aktualitet

1 Qershori dita e fëmijëve do të jetë dita e çlirimit të qeseve plastike

1 Qershori dita e fëmijëve do të jetë dita e çlirimit

Nga Kuvendi ku po prezanton programin qeverisës së 4 viteve të ardhshme, kryeministri Rama u bëri thirrje industrive që prodhojnë qese plastike se kanë 9 muaj kohë të largojnë materiale të tilla që ndosin mjedisin dhe të prodhojnë qese me materiale të tjera të riciklueshme. Ai tha se nuk do ketë tolerancë, ngsa prodhuesit e deri të blerësit: Ai përmendi dhe një afat, 1 qershorin.

Edi Rama:

"Do ndalohen përfundimisht qeset plastike për të gjithë. Edhe kthyer në makth për ne. Shqiëpria do e fitojë sfiden e së ardhmes. Prodhmi shitja blerja nuk do të ketë asnjë tolerancë. Duhet të ishim të parët për ta bërë.

Do ndalohen mbetjet me demek të riciklueshme duke bërë pirgje kuturu nëpër Tiranë a qytete të tjera të Shqipërisë.

Mesazhi për industirnë që prodhon qese edhe për përdorim pakice: Mos kërkoni lëshim nga qeveria, se është në dëm të së ardhmes. Keni 9 muaj kohë për të adaptuar linjën e re të prodhimit. Dita e fëmijëve do jetë çlirimi i Shqipërisë nga qeset plastike".

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur