Aktualitet

10 humbje jete nga Covid, mes viktimave një 30 vjeçare me sëmundje të tjera

10 humbje jete nga Covid, mes viktimave një 30 vjeçare me

10 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se mes viktimave të Covid, janë edhe të moshës së re. Bëhet fjalë për një 30 vjeçare nga Durrësi. Sipas mediave televizive, 30 vjeçarja nga Durrësi vuante edhe nga zemra dhe hipertensioni.

Humbjet e jetës: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 63-81 vjeç, 2 qytetare nga Durrësi të moshave 30-66 vjeçe, 2 qytetare nga Elbasani të moshave 63-70 vjeç, 1 qytetar 58 vjeç nga Fier, 1 qytetare 83 vjeçe nga Lushnja.

Ndërsa janë regjistruar 826 të infektuar nga 5150 testime:

280 raste në Tiranë, 73 në Fier, 51 në Lushnje, 35 në Durrës, 34 në Shkodër, 33 në Vlorë, 31 në Krujë, 30 në Elbasan, 29 në Sarandë, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 21 në Dimal, 14 në Kurbin, 12 në Kamëz, nga 9 raste në Kuçovë, Berat, nga 8 raste në Librazhd, Gjirokastër, Mallakastër, Kavajë, 7 në Kukës, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Pogradec, Devoll, 5 në Dibër, nga 4 raste në Gramsh, Poliçan, Mat, Vorë, Pukë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Këlcyrë, Tepelenë, Cerrik, nga 2 raste në Peqin, Kolonjë, Delvinë, Mirditë, Tropojë, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Konispol, Libohovë, Dropull, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, Belsh.

Janë 12,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinimi për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Statistika (24 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 826

Të shëruar në 24 orë 916

Të shtruar në spitale 211

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 5150

Testime totale 1,176,595

Raste pozitive 166,690

Raste të shëruara 151,914

Raste Aktive 12,157

Humbje jete 2,619

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5385

Durrës 1169

Fier 1151

Shkodër 1118

Vlorë 686

Elbasan 625

Lezhë 509

Berat 491

Korçë 310

Kukës 291

Gjirokastër 225

Dibër 197

*Tiranapost.al.