10 Policë dhe 3 qytetarë të plagosur! Protestuesit bllokojnë rrugët dhe sulmojnë efektivët me motolov
Protestuesit e opozitës kanë sulmuar selinë së PS duke hedhur motolovë dhe lëndë plasëse.
Ata kanë djegur edhe banderolën në hyrje të selisë, me foton e Edi Ramës.
Pas Selisë së PS, protestuesit janë zhvendosur pranë ministrisë së Brendshme ku kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur lëndë djegëse në drejtim të Policisë. Ata janë konfliktuar me shoferët dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Më pas të gjithë protestuesit mbërritën te Bashkia e Tiranës, ku hodhën molotov dhe një prej tyre shpërtheu në mes të forcave të policisë, ku disa efektivë u përfshinë nga flakët, por menjëherë u veprua me fikëse zjarri.
10 efektivë kanë mbetur të lënduar pas shpërthimeve me molotov gjatë protestës, ndërsa një prej tyre ka rrezikuar jetën nga sulmet, njoftoi Policia e Shtetit.
Protestuesit u drejtuan nga deputetët e PD-së si Flamur Noka, Luciano Boci. Ndërsa i janë bashkuar protestës dhe Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Vangjel Dule e Nard Ndoka.