10 vendimet e para të Trump. Amerika e re njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

Donald Trump nisi që dje me nënshkrimin e memorandumeve për çështje që kishte premtuar se do jenë në fokus të këtij mandati. Nga emigracioni, tek racizmi, dalja nga OBSH e Shteteve të Bashkuara, mbrojtja e familjes dhe dy gjinitë. Më poshtë i gjen në mënyrë të përmbledhur.
1- Shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe hoqi të drejtën për të marrë shtetësi amerikane të menjëhershme për fëmijët që lindin në Amerikë nga prindër pa nënshtetësi amerikane.
2- Rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, e cila do të detyrojë disa azilkërkues në kufirin jugor të presin në Meksikë për seancat e tyre në gjykatën e emigracionit në SHBA.
3- Nënshkroi një veprim ekzekutiv duke deklaruar se është politika e Shteteve të Bashkuara do të njohë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.
4- Iu dha fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
5- Shpalli emergjencën kombëtare të energjisë, që synon reduktimin e burokracisë dhe rregulloreve për sektorin e energjisë, dhe një emergjencë të dytë veçanërisht për burimet e Alaskës. Emergjenca kombëtare e energjisë do të lejojë prodhimin e qymyrit dhe burimeve natyrore.
6- Vendosi të lirojë rregulloret për makinat me karburant fosil dhe të shfuqizojë atë që ai e quajti mandatin e Presidentit Joe Biden për automjetet elektrike.
7 – Tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën, çka u komunikua edhe nga Shtëpia e Bardhë.
8- Nënshkroi një memorandum presidencial për inflacionin.
9- I nxori Shtetet e Bashkuara nga OBSH.
10- Fali të gjithë të dënuarit për sulmin në Capitol Hill.