Aktualitet

1014 persona aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë

1014 persona aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë

Numri i të prekurve aktivë e ka kaluar sot shifrën 1 mijë. Aktualisht janë 1014 të infektuar aktivë në gjithë vendin, sipas shpërndarjes së mëposhtme:

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370

Durrës             212

Shkodër          156

Vlorë    106

Fier                  49

Lezhë 43

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan           13

Gjirokastër 7

Berat    6

Dibër   6

Ndërkaq sot u konfirmuan 69 raste të reja, të shpërndarë në: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Lajmi i mirë janë 25 të shëruarit e 24 orëve të fundit.

Lexo më shumë: