Aktualitet

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e lartë në botë ndizen kuqezi. Brataj tregon skenarët nëse rëndohet situata e Covid. Deputetja Gjylameti sjell në jetë djalin dhe zbulon emrin

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e lartë në botë ndizen kuqezi

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Flamuri turk ndezi Korpusin në Tiranë në 28 Tetor me rastin e festës së Republikës Turke. Në Tiranë u ndezën veç flamurit edhe debate e plot qesëndi se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.(Lexo këtu)

Ndërkaq sot, në ditën e Themelimit të Shtetit Shqiptar Ura e Bosforit në Stamboll është ndezur me ngjyrat e flamurit kuqezi në nder të festës.

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Po ashtu edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Siç shihet në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

 

Liderët politikë urojnë 28-Nëntorin

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, Kryeministri Edi Rama uroi 28 Nëntorin, por në veçanti ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish komandantët e UÇK-së të cilët nuk janë në shtëpi në këtë ditë, por në përballje me akuzat për krime lufte të supozuara, në Dhomat Speciale në Hagë. 

Rama e lidhi 28 nëntorin me ditën e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. (Lexo këtu)

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Kryebashkiaku Erion Veliaj në urimin e tij i drejtohej qytetarëve:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës, Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit...Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese:28 NËNTOR(Lexo këtu)

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Presidenti Meta mund të ketë nënkuptuar situatën e pandemisë, me shpresë së vitin tjetër nuk do të jetë njësoj 28 Nëntori pa njerëz duke festuar në shesh, por ndoshta edhe një mesazh politik, për shkak të zgjdhjeve që mbahen me 25 prill. Ai tha se 28 Nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe në kushte të tjera plot madhështi, në kushte të tjera. I pyetur nëse kjo ditë e bashkon politikën shqiptare, presidenti Meta u përgjigj: Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Ndërsa u pyet edhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty, që sipas Metës nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës.(Lexo këtu)

 

Bilanci i Covid në 24 orë

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2.026 testime, prej të cilave në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë.(Lexo këtu)

Bëhet me dije po ashtu se kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

 

Tomini: Shfaqjet mediatike po frikësojnë njerëzit 

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se për shkak të shfaqjeve mediatike lidhur me situatën e koronavirusit po shkakton një lloj frike tek qytetarët që të hezitojnë për të njoftuar urgjencën apo mjekun dhe për tu shtruar në spital.(Lexo këtu)

Në intervistën për Neës 24 Tomini u pyet për një perceptim të krijuar nga disa, se po shkove në spital me Covid nuk do mbijeton. Tomini përgjigjet duke thënë se në pandemi, ka të shëruar, ka asmptomatikë dhe ka edhe viktima. Për situatën me virusin ajo tha se është vënë re një tendencë në ulje e rasteve.

 

Skënder Brataj tregon skenarët nëse rëndohet situata e Covid

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Rrezikojmë një mbyllje disa javore nëse numri i të infektuarve vijon i lartë.(Lexo këtu)


Ekspertët e Komitetit Teknik kërkojnë ndihmën e qytetarëve të zbatojnë rregullat për të mos ezauruar skenarët me një shpejtësi kaq të madhe.Megjithatë, Skënder Brataj edhe pse nuk e parjashton si mundësi këtë skenar, thotë se aktualisht nuk po merret në konsideratë: Situata po vlerësohet në çdo moment.

 

Studimi: Koronavirusi mund të mbetet infektues në sipërfaqe prej ditësh

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Grimcat që përmbajnë koronavirusin të cilat bien në një sipërfaqe mbeten infektive për disa ditë. Shkendëtarët kanë arritur të kapin përmes një materiali filmik me mikroskop mënyrën se si shpërndahen dhe veprojnë grimcat. Sipas studimit, grimcat zhduken brenda disa minutash por virusi mbijeton tek ato të mbeturat.(Lexo këtu)

Në varësi të materialit ku ndodhet, virusi mbetet infektiv dhe studimi i publikuar në Daily Mail tregon se nëse virusi bie në materialin e çelikut, inoksit dhe Bakrit zgjat respektivisht vetëm 24 dhe 16 orë.

 

Deputetja Gjylameti sjell në jetë djalin dhe zbulon emrin e veçantë

108-vjetori i Pavarësisë, Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka sjellë në jetë djalin e saj. Lajmin e ka bërë vetë me dije sot përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbulon edhe emrin e bebit: Kron!(Lexo këtu)

Deputetja ka postuar foton e ëmbël me dorën e Kron, ndërsa sipër fotos ajo shkruan: Një tjetër rreze drite ndricoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron.