Aktualitet

11 maji vendoset si data e zgjedhjeve

11 maji vendoset si data e zgjedhjeve

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025. Dekreti u bë publik sot nga Presidenti i vendit Bajram Begaj.

Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.

Si përfundim u vendos data 11 maj 2025 për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.