Aktualitet

11 persona të lënduar në fluturimin e Lufthansa pas turbulencave të forta

11 persona të lënduar në fluturimin e Lufthansa pas turbulencave


11 persona mbetën të lënduar në një fluturim të Lufthansa nga Buenos Aires në Frankfurt përshkak të turbulencave.

“Fatkeqësisht, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit pësuan lëndime kryesisht të lehta”, tha një zëdhënës i Lufthansa, duke shtuar se “siguria e fluturimit nuk ishte në asnjë moment në rrezik”.

Pasi avioni u ul i sigurt në destinacionin e tij të planifikuar në orën 10:53 të mëngjesit më 12 nëntor, të gjithë të lënduarit morën trajtim mjekësor menjëherë, tha linja ajrore.

Fluturimi që hasi në turbulenca ishte Boeing 747-8, i cili kishte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit në bord. Megjithatë, turbulenca ishte e shkurtër dhe ndodhi në një zonë konvergjence ndërtropikale.

Turbulenca ndodh kur një tufë rrymash ajri rrotullohen në drejtime të ndryshme për një sërë arsyesh, si ndryshimet e temperaturës ose stuhitë. Por, çfarë duhet të bëni që të mos keni pasoja më të rënda fizike:


Asnjëherë mos u ngrini në këmbë

Mos e hiqni rripin e sigurimit

Mos dilni nga tualeti

Asnjëherë mos i hapni kapakët sipër kokës suaj

Mos e lini hapur tavolinën para këmbëve

Mundohuni të mos bëni panik