Aktualitet

110 të mitur të prekur me koronavirus në vend, si është gjendja e fëmijës së shtruar

110 të mitur të prekur me koronavirus në vend, si është

Shefja e infektivit pediatrik, Gjeorgjina Kuli ka treguar për News 24 se në Shqipëri janë rreth 110 fëmijë të prekur me koronavirus dhe prej tyre është vetëm 1 i shtruar. Gjendja e foshnjës dy muajsh është e stabilizuar.

Ai ndodhet në Infektivin Pediatrik. E prekur është edhe nëna e foshnjes, edhe ajo në gjendje të stabilizuar. Pjesa tjetër e të miturve të prekur janë ose pa simptoma, ose me simptoma të lehta dhe ndodhen në shtëpi.

Lexo më shumë: