Aktualitet

12 vjeçari në Shkodër humb jetën duke bërë video për TikTok

12 vjeçari në Shkodër humb jetën duke bërë video

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. 12 vjeçari me inicialet N.Y ka humbur jetën aksidentalisht teksa po realizonte një video për ta shkarkuar në aplikacionin TikTok.

Mësohet se 12 vjeçari po bënte akrobaci në katin e dytë të shtëpisë së tij, por më pas u gjet i lidhur me një litar rreth qafës. Dyshohet se ai është vetëvrarë aksidentalisht.

Kanë qenë familjarët e tij që janë ngjitur në katin e dytë të shtëpisë ku kanë parë djalin me një litar rreth qafës. Ai u dërgua me urgjencë për në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ai humbi jetën.

Në njoftimin nga policia Shkodër thuhet se djali është gjetur me litar në qafë dhe se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia po vjon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

*Tiranapost.al.