Aktualitet

120 kuksianë do të fluturojnë falas nga Londra në pranverë! Rama pyetet me lekët e kujt?

120 kuksianë do të fluturojnë falas nga Londra në

Aeroporti i Kukësit do të jetë operacional në pranverë. Ky lajm u përsërit sot sërish nga kryeministri Rama, i cili ftoi njoftoi se 120 biletat e para nga Londra do të jepen falas për kuksianet por me një kusht.

"Aeroporti i Kukësit do të jetë operacional në pranverë. Do të përzgjidhen ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur Aeroportin e Kukësit, i ftoj të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj", tha Rama.

Lidhur me këtë lajm, kryeministri u pyet në konferencën për shtyp nëse 120 biletat falas do të paguhen nga taksat apo nga buxheti i tij personal. Rama u përgjigj:

“Sa taksa paguan e di ti? Shumë i thonë ‘taksat tona’, ‘taksat tona’, por s’dinë sa paguajnë. S’do ketë fluturim me taksat tuaja, as fluturim me shpenzimet e mia, se nuk e kam mundësinë për një shpenzim të tillë. Po kur të bëhet fluturimi do t’ju informojë sesi u mundësua”.