Aktualitet

125 raste të reja me Covid në vend: Ja ku janë zbuluar të infektuarit. Humb jetën një 55-vjeçare

125 raste të reja me Covid në vend: Ja ku janë zbuluar të

125 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vend nga 506 testime gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa është shënuar një viktimë, një 55-vjeçare nga Vlora.

Ndërkohë 122 pacientë po trajtohen në spitalet COVID, nga të cilët 19 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë”, tha Rovena Daja nga ISHP.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)

Testime totale            46448

Raste pozitive              6536

Raste të shëruara         3379

Raste Aktive                  2957

Humbje jete             200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1627

Durrës                  366

Shkodër               254

Fier                        120

Vlorë                     108

Korçë                    100

Lezhë                    99

Kukës                    95

Elbasan                 68

Berat                     49

Gjirokastër         36

Dibër                     35