Aktualitet

13 raste të reja, pjesa më e madhe në Tiranë

13 raste të reja, pjesa më e madhe në Tiranë

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri përditësimin e shifrave për 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1