Aktualitet

13 të infektuar me Covid-19 në Fier. Problem dasmat dhe ceremonitë mortore

13 të infektuar me Covid-19 në Fier. Problem dasmat dhe

Pavarësisht apelit të vazhdueshëm, në vend vijojnë të mbahen ceremoni mortore dhe dasma ku grumbullohen shumë njerëz, të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me koronavirus.

Mësohet se nga 8 rastet e konfirmuara me koronavirus në Fier, ata kanë qënë pjesëmarrës në një dasmë në Zharrëz. Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast tjetër i cili ka qenë gjithashtu në një dasmë.

Ndërsa kanë rezultuar edhe katër raste të reja në Fier me të infektuar të cilët janë pjesë e vatrës së infeksionit të shpërthyer në një ceremony mortore në Çakram.

Gjatë përditësimit të të dhënave sot, ministria bëri thirrje që aktivitete të tilla të mos mbahen, duke kujtuar se ka një akt normative që i ndalon. Rastet me gjobitje në vend për shkelje të aktit normativ kanë qenë të shumta.