Aktualitet

13-vjeçarja tregon si mori guximin për të rrëfyer abuzimin që bënte me të babai i shoqes

13-vjeçarja tregon si mori guximin për të rrëfyer abuzimin

Ngjarja në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i shoqes së saj, ka tronditur sot opinionin publik. Historia e rëndë ka nisur që në muajin qershor, ndërsa i arrestuari është 46-vjeçari Blerim Bizgjoni.

Ka qenë e abuzuara ajo që ka marrë guximin për të bërë denoncimin në polici, duke treguar se, jetonte prej disa muajsh në shtëpinë e abuzuesit pasi ky i fundit ia kishte kërkuar familjarëve që të kujdesej për të. Famuiljarët e 13-vjeçares morën vendimin pasi ndodheshin në kushte të vështira ekonomike.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve.

Sot e shtrydha të keqen time. Nëse nuk do ta denoncoja, do shkoja në vetëvrasje. Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera?”, është një pjesë nga dëshmia e së miturës e bërë para një psikologeje.

Babai i vajzës është thirrur në polici, por nuk i është treguar gjë lidhur me ngjarjen. Ai tregon se policët i kanë kërkuar që të mos kenë të bëjnë me familjen e Blerim Bizgjonit.

13-vjeçarja tregon si mori guximin për të rrëfyer abuzimin

“Na thirrën në polici dhe na thanë që s’duhet të keni të bëni me atë familje. Mos bëni shumë dallavere dhe mbajeni derën mbyllur”, thotë ai për ‘Abc News’. Babai i vajzës së abuzuar tregon se Blerim Bizgjoni shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Ngjarjen e kishte mësuar edhe shoqja e së miturës, që ishte njëkohësisht vajza e abuzuesit Blerim Bizgjoni. Ajo i kishte kërkuar që ta mbyllte si çështje, por e mitura ishte larguar nga banesa për në polici.