Aktualitet

131 raste të reja dhe 3 viktima nga virusi: Ku u zbuluan të infektuarit

131 raste të reja dhe 3 viktima nga virusi: Ku u zbuluan të

131 raste të reja me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit nga 842 testime të kryera, ndërsa tre persona kanë humbur betejën më Covid-19, një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, dhe një 47 vjeçar nga Shkodra me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet u zbuluan në këto bashki :

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)

Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77