Aktualitet

136 raste me Covid-19: Po shtohen nga ceremonitë, shqetësimi dhe kërkesa nga ‘Shëndetësia’

136 raste me Covid-19: Po shtohen nga ceremonitë, shqetësimi dhe

136 raste dhe 6 viktima është bilanci i ditës së sotme në situatën e pandemisë së koronavirusit që mbetet kritike. Doktoreshë Marjeta Dervishi gjatë përditësimit të të dhënave të fundit ngriti shqetësimin se rastet që po shtohen lidhen me gumbullimet në ceremonitë festive dhe mortore.

Doktoreshë Dervishi rikujton se aktivitete të tilla janë të ndaluara pasi janë burim i përhapjes së infeksionit dukë vënë në rrezik shëndetin personal dhe të të afërmve. Ministria e Shëndetit apelon sërish për kujdes dhe respektim të rregullave.

Pjesë nga deklarata:

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.