Aktualitet

15 efektivë në Vlorë rezultojnë rezultojnë pozitiv në testin e drogës

15 efektivë në Vlorë rezultojnë rezultojnë pozitiv
Pas vendimit për të testuar për drogë efektivet e policisë kanë dalë rezultatet e para. Report TV raporton se deri më tani në radhët e efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës kanë dalë pozitivë për testin e drogës 30 efektivë.

Në Vlorë raportohet se kanë rezultuar pozitivë për lëndë narkotike 15 oficerë të cilët kanë mohuar se kanë konsumuar lëndë narkotike. Testi do të ripërsëritet pasi bëhet fjalë për efektivë të moshës 60 vjeç dhe eprorët kanë deklaruar se kjo është e pazakontë.

Nga ana tjetër, në Elbasan, një police grua ka dalë pozitive në testin e drogës, si edhe 3 të tjerë në Sarandë.

Sipas vendimit të Drejtorit të Policisë së Shtëtit Gledis Nano, oficerët që do të rezultojnë pozitivë për testin e drogës do të përjashtohen nga radhët e Policisë.

Tiranapost.al