Aktualitet

15 të infektuar në një call-center, epidemiologu tregon rrezikun e këtyre ambienteve

15 të infektuar në një call-center, epidemiologu tregon rrezikun

Grumbullimi i njerëzve në ambiente të brendshme është një rrezik dhe ndikon në përhapjen e virusit.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti arsyetoi se kjo është arsyeja për shpërthimin e rasteve të reja, ku ditën e sotme u shënuan 25 të infektuar, 15 prej të cilëve në call-center.

“Dendësia e popullatës është ajo që shpjegon gjithçka. Sa më afër të jenë njerëzit me njëri-tjetrin aq më shumë do të qarkullojë virusi. Nuk duhet të mendojmë se virusi mbaroi, por nëse shfaq sezonalitet atëherë duhet të lejojmë më shumë njerëz të preken në mënyrë beninje. Gjatë marsit kishim rreth 58% të rasteve aktive, ndërsa sot numri i rasteve aktive është 8.8%. Çdo call-center apo fasoneri duhet të kontrollohen vazhdimisht. Ambientet me numër të lartë personash brenda, duhet të ishin mbyllur”, u shpreh Ilir Alimehmeti për "Abc News".