Aktualitet

15 vjeçarja e dhunuar/ Rama: Me gjuhën tuaj i thyet kockat! Viktimën e përplasin ekran më ekran

15 vjeçarja e dhunuar/ Rama: Me gjuhën tuaj i thyet kockat!

Kryeministri Rama foli ashpër për rastin e abuzimit të 15 vjeçares, por u ndal edhe tek sulmet ndaj ministres Shahini dhe detajeve të publikuara në media. 

Nga Kuvendi Rama tha: 

Është vertetë për të ardhur keq për përveç asaj që ndodh nuk është hera e parë që ndodh për fat të keq dhe përsëritet ajo që ndodh çdo herë, u kalua në abuzim, kjo është në nivelin e dhunimit psikologjik. Është fakteqësi të shohësh njerëz që kanë mundësi të thonë fjalën dhe e marrin rastin dhe e bëjnë mish për top, nuk ndodh në asnjë vend normal. Atë viktimën gjënë me të rëndësishme dhe kërkesën themelore që ka gjë që e rrëfejnë viktimat e dhunës të kësaj natyre është të ruajnë anomitetin, e përplasin ekran më ekran portal më portal siç bëhet me oktapodin kjo është vandalizëm. Është fatkeqësi të shikosh sesi një viktimë e dhunës një e mitur përdoret, edhe pa vetëdije.

Ju them gjithë atyre që kanë folur për këtë temë dhe e kanë marë viktimën e kanë ktheyr në shkop për ti rënë të tjerve që jeni ridhunues të asaj fatkeqe. Dhe nga ana tjetër unë nuk besoj një sekond të vetëm se ata që dhunojnë ministren e arsimit një grua, një grua dhe që flasin për të drjtat e grave mbron një viktimë abuzimi duke akuzuar dikë tjetër, është e pamundur nuk funksionon. Kisha katolike para tre vitesh që ka hyrë në akt të tmerrshëm të pedofilisë. Kishat katolike botërore, kardinale, peshkopë të përfshirë në skandale ngacmimesh ekstremesh seksuale dhe shfrytëzimi të pedofilisë. Dhe kjo qenka goditur në mënyrë shumë të egër kredibilitetin e kishës katolike nuk ka qenë kurrë as brenda kishës as në shoqëritë që janë përballur me fenomenin e priftërinjve një arsye për të rrënuar vetë Kishën, vetë besimin, vetë etikën e komunikimint dhe dhunuar detyrimin njerëzor për tu dalë për zot viktimav,e kurrë. Këtu viktima është bërë pacavure. Jam i bindur që askush nuk ka shkuar të qajë hallt me të pa lënë që të merresh vesh akush, nëse ka një njeri që  e di me siguri që e ka bërë është ajo gruaja atje, ministrja e Arsimit. E sulmojnë kot, duan që ministria e arsimi të bëjë krim. Ka marrë masat sic janë marrë. Abuzuesit e viktiamve janë prindërit e tyre, janë të afërm me ta apo janë mësues të tyre, siç janë priftërinjtë njerëzit ku shkohet për tu rrëfyer për mekatet dhe fjalët mbeten mes atij dhe zotit, prandaj këto krime janë të vështira për tu kapur, por nëse kthehen kshu siç është kthyer nga gojëtarët e politikës dhe mediat ky rast, nuk do kemi denoncime, përkundrazi këtu është si tu thuash viktimave të ngacmimeve mos denonco se do bëhesh personazhi i thashëthemnajës baltës e luftrave për arsye që s’kanë lidhje me ty.

Dhe nuk është rasti për tu kujtuar për viktimat por se ca bëjmë ne përditë nga kjo foltore, përdoren të gjitha fjalët fyerjet ofendimet që asnjë prind as prindërit tuaj prindërit e mi të askujt nuk na kanë thënë që perdori këto fjalë se do jesh i nderuar. Çfarë kërkojnë këta nga mësuesit dhe duke e dënuar pa asnjë rezervë çdo dhunues kushdo qoftë deri në më të lartin e vendin, un them se kush e përdor mikrofonin për të thënë fjalët më të ulëta për të kthyer ofendimin në kulturë komunikimi shantazhi, pa pikë turpi është më keq sesa ai përdhunuesi atje, ai atje është një mostër që nuk e ka pasur në jetë shansin të ketë rrugën karrierën mundësitë financiare dhe mundësitë njerëzore për të qenë aty ku jemi sot ne. Duke jetuar me gjoba shantazhe kërcënime me lojëra pas krahëve, ky është profesioni  i tyre. Ai roja ai është një qënie që nuk meriton emër ai, kurse ata që me kostum e kravatë apo me mustaqe që bëjnë këtë gjyqin e madh moral dhe ja kan mësuar vajzave e djmeve se fjala e ndyrë është opozitarizmi, se shantazhimi goditija e sistemit është për të mieën e Shqipërisë janë shumë më keq e më të neveritshëm sesa ai.

Skam parë dikë këtu të dalë në paradë kur janë dhunuar me gojë nga gratë këtu.

Qofshi burra qofshi gra jeni më keq. Me gjuhën tuaj i thyet kockat asaj viktime

Ç’a dënimi me vdekje, dëgjova nipin e Valterit të madh, nuk ëhtë punë kodi, bëj dhe 100 vjet burg, ato nuk bëjnë se skanë dënime, por vijnë se e kultivojnë vetë, ata vijnë se në këtë shtëpi të prishur këtu në këtë sallë dhe të politikës shqiptare jepet shembull: Shaj do t’ja dalësh në jetë, dëgjenero, bërtit.