Aktualitet

15 vjeçarja/ Majlinda Bregu bën një pyetje në vend të fjalëve

15 vjeçarja/ Majlinda Bregu bën një pyetje në vend të

Majlinda Bregu ka reaguar për rastin e abuzimit seksual me 15 vjeçaren nga roja i shkollës në Kamzë dhe tre djem të rinj. Në vend të fjalëve, Bregu shtron një pyetje me vend për abuzuesit e fëmijëve, që me ligjin aktual siç sjell në vëmendje zonja Bregu, sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, mund të kërkojë gjykim të shkurtuar. 

Majlinda Bregu:

Unë nuk gjej argument bindës se pse një dhunues fëmijësh MUND të kërkojë, sipas Kodit Penal, GJYKIM TE SHKURTUAR. Nëse i miratohet me vendim gjykate, dhunuesi përfiton 1/3 ulje dënimi!!!! (Neni 403 I Kodit të Procedurës Penale NUK lejon vetëm të dënuarit më burgim të përjetshëm të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa rasti në fjalë këtu,dënohet sipas nenit 101 të Kodit Penal nga 5-20 vjet heqje lirie.) Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm! Por në shoqëri si e jona me këtë incidencë të dhunës ndaj të miturve e grave, a i duhet lënë e drejta e gjykimit të shkurtuar dhunuesve të fëmijëve?! Keqardhja nuk mjafton! Ajo nuk peshon asnje gram aq sa të ndryshojë situatën!