Aktualitet

152 të infektuar, por si është situata me të shtruarit në spitalet Covid?

152 të infektuar, por si është situata me të shtruarit

171 është numri i pacientëve të shtruar me koronavirus në Shqipëri. Ata janë të shtruar në dy spitalet Covid, Shefqet Ndroqi dhe Infektivi. Në përditësimin e sotëm nga ministria e Shëndetit thuhet se kemi të bëjmë me një situatë të qëndrueshme.

Nga 171 pacientët, 18 prej tyre janë në terapinë intensive, nga të cilët 8 janë pacientë në intubim.

Ministrja e Shëndetit, Manastirliu e pyetur se si janë marrë masat nëse nuk do të ketë më kapacitet (shtretër) në spitale për të shtruarit, është përgjigjur duke thënë se ka skenarë të tjerë:Duke nisur me hapjen e dy spitaleve të tjera të përshtatura për Covid, dhe nëse ka një situatë akoma më të rëndë siç pritet në dimër, do jenë dhe spitalet rajonale ato që do të pështaten ndaj pandemisë.

Numri i viktimave në Shqipëri nga pandemia e koronavirusit ka shkuar në 340.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara  6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë2366
Durrës    520
Shkodër   362
Lezhë267
Elbasan  248
Korçë 209
Fier   192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat    92
Dibër    51
Gjirokastër 47